Kujdes, mendojeni popullin kur i jepni lejet e ndërtimit
Tërmeti në Turqi duhet të merret si mesazh për autoritetet e vendit se kujt i japin leje ndërtimi. Kështu thotë imami nga Shkupi, Llokman Kamberi.
Nëpërmes një statusi në rrjetet sociale hoxha ka thënë se autoritetet duhet të kenë kujdes se kujt i japin leje ndërtimi. Sipas tij duhet të kontrollohet edhe materiali ndërtimor.
“Mesazhi për ne dhe autoritet perkatëse, dhe për ata që ndertojnë banesa. Keni kujdes, kujt i jipni leje, kontrolloni ata me qfar materiali i bëjnë. Se mos dhasht Zoti një termet si ky, gjitha politankat kan per të u rrëzu mbi qafën e banoreve!”, ka shkruar Kamberi.


