KUJDES: Mos konsumoni pafundësisht lakra e brokoli sidomos kur kuroheni nga tiroidja

Dr. Anila Kalleshi, dietologe klinike

Brokoli është një nga ushqimet më të shëndetshme. Ai është i pasur me antioksidantë, dhe ul rrezikun e kancerit. Brokoli i zier në avull madje e ul edhe kolesterolin e keq.

Lakra jeshile është një ushqim i shëndetshëm, i famshëm dhe ‘super ushqim’ i pastër, ndërsa lista e përfitimeve të saj shëndetësore është e gjatë, nga antioksidantët, përmirësimi i shëndetit kardiovaskular, efektet anti-inflamatore e deri tek reduktimi i rrezikut të zhvillimit të kancerit.

Por konsumimi i sasive të tepërta të lakrës jeshile mund të jetë një gjë mjaft e keqe. Sasitë e tepruara të lakrës jeshile mund të shkaktojnë hipertireozë.

Jennifer Berman shkruan për New York Times se ajo dikur ishte një adhuruese e madhe e ushqimit të shëndetshëm, pinte lëngje të freskëta të perimeve dhe hante shumë perime jeshile çdo ditë.

Imagjinoni tronditjen time kur mjeku në ekzaminim e diagnostikoi hipertireozën, e cila është shumë e shpeshtë tek gratë më të vjetra se 40 vjeç.

Kur u ktheva në shtëpi e shikova në internet listën e ushqimeve të cilat duhet t’i shmangni.

Në krye të listës ishte pikërisht lakra e gjelbër, nga e cila çdo mëngjes bëja lëng, dhe pastaj brokoli, lulelakra, lakra, lakra e Brukselit dhe lakra jeshile – një perime që e kam konsumuar në sasi të mëdha, sepse konsiderohet se e parandalon kancerin.

Frutat dhe perimet e freskëta kanë pasur një ndikim të madh edhe në dhëmbët e saj.

Pas ekzaminimit, dentisti i tha asaj se ‘do t’i kishte dhëmbët në gjendje më të mirë po të kishte ngrënë çokollatë dhe po të kishte pirë lëngje të gazuara në vend të ujit të freskët të filtruar me limon.

Si duket sheqernat natyrore në lëngje të frutave dhe perimeve mund të shkaktojnë prishjen e dhëmbëve, dhe limoni, edhe pse i pasur me vitaminë C dhe bioflavonoide të cilat ndihmojnë në parandalimin e kancerit, në një masë të caktuar e dëmton smaltin i cili i mbron dhëmbët.

Nëse doni t’i shmangni pasojat negative të konsumimit të lakrës së gjelbër, gjithsesi duhet ta zieni përpara se ta konsumoni dhe kështu në masë të madhe do ta zvogëloni rrezikun.

Me zierjen e lakrës së gjelbër reduktohen aspektet që kontribuojnë në shfaqjen e hipertireozës.

Ndikim negativ në tiroide në përgjithësi kanë perimet si lakra e gjelbër, brokoli, lakra, lulelakra, choy, arugula, rrepa dhe lakërishtja, prandaj duhet dozuar sasia e këtyre perimeve.

Në anën tjetër, perimet si trangujt, panxhari, selino, majdanozi, kungulli i njomë dhe karrotat sa i përket sasisë nuk e kanë këtë aspekt negativ.

Në qoftë se një person ka hipotireozë apo merr ilaçe për tiroide, do të duhej ta kontrollonte mënyrën e dietës me mjekun e vet.