Kujdes nëse udhëtoni për Prevallë, ka shembje në rrugë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka njoftuar se në rrugën Prizren-Prevallë ka rrëshqitje të dheut.

“Pas rëshqitjes se dheut mes dy tunelëve në rrugën Prizren – Reçan, isha në vend të ngjarjes. Nga personat kompetent për ngjarje të tilla, policia dhe ministria, kompetencë e të cilës është përkujdesja për rrugët regjionale, u informova se për fat të mirë nuk kishte të lënduar nga ky aksident”, shkruan Totaj.

Tutje, Totaj njoftoi se ka ofruar ndihmën e Komunës së Prizrenit po që se kontraktorët e Ministrisë nuk mund të arrijnë me kohë të reagojnë dhe paraqitet nevoja për reagim të shpejtë.

“Rruga për shkaqe sigurie është përkohësisht e mbyllur. Ofrova ndihmën e Komunës së Prizrenit po që se kontraktorët e Ministrisë nuk mund të arrijnë me kohë të reagojnë dhe paraqitet nevoja për reagim të shpejtë”, përfundoi ai.