Kujdes: Sot është dita e fundit që mund të ngisni veturën me goma të verës

Nga 15 nëntori, të gjitha veturat që dalin në rrugë duhet t’i kenë gomat e dimrit, ndryshe drejtuesit e tyre rrezikojnë të gjobiten.

Përgjatë periudhës dimërore 15 nëntor – 15 duhet kijdes i shtuar në rrugë për shkak të kushteve atmosferike.

Vozitësit duhet të sigurohen që gomat e automjeteve që ngasin, të jenë të parapara për stinën e dimrit.

Gjithashtu presioni i ajrit në goma duhet të jetë sipas rekomandimeve të prodhuesit, për ngasje gjatë kohës së ftohët.

Të gjithë vozitësit duhet të kenë goma dimri nga 15 nëntori deri më 15 mars.