Kujdesi pelliativ – kujdes deri në fund të jetës

Kujdesi paliativ është një fushë e mjekësisë që merret me përmirësimin e cilësisë së jetës për pacientët që vuajnë nga sëmundje të rënda, të pashërueshme ose në fazë terminale.

Qëllimi i tij nuk është shërimi i sëmundjes, por lehtësimi i simptomave fizike si dhimbja, vështirësitë në frymëmarrje, lodhja, si dhe përkrahja emocionale, psikologjike, sociale dhe shpirtërore për pacientin dhe familjen.

Ky kujdes është multidisiplinar dhe përfshin mjekë, infermierë, psikologë, punonjës socialë dhe shpesh edhe figura fetare.

Kujdesi paliativ ofrohet në spitale, institucione të specializuara, në shtëpi ose në hospice dhe ka një rol shumë të rëndësishëm në trajtimin dinjitoz të pacientëve në fundin e jetës së tyre.

Kujdesi paliativ është një degë e veçantë e mjekësisë që synon përmirësimin e cilësisë së jetës për pacientët që vuajnë nga sëmundje të avancuara, kronike ose terminale, ku shërimi nuk është më i mundur.

Qëllimi kryesor i këtij kujdesi nuk është shërimi i sëmundjes, por lehtësimi i vuajtjes dhe ofrimi i mbështetjes gjithëpërfshirëse – fizike, emocionale, psikologjike dhe shpirtërore.

Çfarë përfshin kujdesi paliativ?

  • Menaxhimin e simptomave: si dhimbje, frymëmarrje të vështirësuar, të përziera, lodhje, ankth, depresion, pagjumësi etj.
  • Mbështetje emocionale dhe psikologjike për pacientin dhe familjen.
  • Ndihmë në marrjen e vendimeve mjekësore në situata të ndërlikuara dhe shpesh etike.
  • Komunikim të qartë dhe të ndjeshëm për ecurinë e sëmundjes dhe pritshmëritë.
  • Kujdes në fund të jetës, duke ruajtur dinjitetin dhe respektin për pacientin.
  • Mbështetje për familjen edhe pas vdekjes së të afërmit në fazën e zisë.

DNP/MIK Sabedin SHERIFI