Kujt ia dedikoi “Ilaqin” këngëtari i mirënjohur, Sabi Bekteshi? (VIDEO)
Këngëtari i njohur kosovar i muzikës popullore, Sabi Bekteshi, tash e 15 vjet po qëndron fuqishëm në skenën muzikore, raporton Mediafokus.info.
Muzika ‘live’ është specialiteti e tij. Në një prononcim për Mediafokus.info, Sabi thotë se nga pasioni si fëmijë, muzika i është bërë profesion.
“Karrierën muzikore e kam fillu që nga viti 2005, por natyrisht edhe më herët si çdo fëmij tjetër jam marrë me muzikë nëpër programe të ndryshme shkollore, nëpër ndonjë shfaqje etj., ku pastaj gradualisht jam mundu që brenda talentit tim të zhvillohem ku sot muzikën e kam profesion dhe të ardhurat e mia varen vetëm prej saj”, thotë ai për Mediafokus.info.
Kësaj radhe, Sabi Bekteshi ka folur për këngën e tij të fundit, e cila është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku.
E ka titullur “Ilaq”. Thotë se emërtimi i këngës ka ardhur spontanisht dhe nuk ‘lidhet’ me diçka tjetër. Ia ka dedikuar fansave, në përgjithësi.
“Në këtë rast kisha me fol për këngën e fundit “Ilaq” të realizuar nga kompozitori i mirënjohur Granit Gashi i cili prej tash është bashkëpuntor i imi sa i përket realizimit të këngëve, videoklipeve etj., ku ne së bashku kemi tashmë edhe një kontratë”, thotë Sabi për Mediafokus.info.
“Kënga është pritur mjaft mirë dhe faleminderit nga gjitha ata që më kanë shkruar fjalë pozitive, më kanë mbështetur gjithmonë më parë si dhe tash në këtë projekt të fundit”, ka thënë ai./Mediafokus.info/
Ja videoklipi i këngës “Ilaq”:

