Kujtimin për bashkëshortin, Rexhija nuk e la vetëm në rrasë guri, por e ktheu edhe në simbol jete
Kujtimin për bashkëshortin e saj, Rexhije Jerliu nga Gjilani, nuk e la vetëm në rrasë guri, që simbolizon vdekjen, por e ktheu atë edhe në rrjedhë uji, që simbolizon jetën dhe vazhdimësisë.
Për njerëzit që vuajnë mungesën e ujit të pijes, në një planet ku jetojmë të gjithë ne, Rexhija ka hapur një burim uji dhe ka ngritur një çezmë në emër të bashkëshortit Xhavit Jerliu, ku mund të shuajnë etjen banorët e një lagje në Nepal.
Dedikimi i saj:
Për bashkëshortin tim Xhavit Jerliu
Gjithnjë preke zemrat e të tjerëve me mirësi. Mirësia ishte virtyt i përhershëm yti, një vlere estetike e jotja që ia dhurove familjes tonë, që gjithmonë ta praktikojmë me krenari.
Ti ike nga kjo bote, por asnjëherë nga zemrat tona. Që atëherë, zemrat tona ndjejnë dhimbjen për mungesën tënde. Askush, kurrë nuk do ta kuptojë se çfarë do të thotë vdekja jote për familjen tonë!
Me shumë mall, bashkëshortja Rexhija.

