Kunatat ia marrin fëmijën nuses së vëllaut në shtëpinë e familjes

Një grua në Prizren është ankuar për dhunë në familje dhe vetëgjyqësi nga kunatat e saj, të cilat ia kanë marrë fëmijën 5-vjeçar nga shtëpia e prindërve të saj, ku ajo ndodhej.

Prizren15.08.2022-16:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se më datën 14.08.2022 kishte pasur një rast dhune në familje dhe me dy fëmijët e saj kishte shkuar te prindërit e saj. Ndërsa më datë 15.08.2022 dy te dyshuarat femra kosovare kunatat e saj kishin shkuar tek ankuesja dhe pa pëlqimin e saj ia kishin marrë fëmijën e saj pesë (5) vjeçar. Janë kontaktuar te dyshuarat në telefon që të paraqiten në stacion te policisë por deri me tani nuk janë paraqitur. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë.