Kur arti i tejkalon kufizimet e lëvizjes së lirë
Nxënësit e shkollës së artit pamor “Adem Kastrati” në Gjilan kanë organizuar aktivitetin e dytë në kuadër të ciklit “KARANTINË”, ku kësaj here si medium kanë përzgjedhur fotografinë artistike në formë vetëdijësimi kundër Covid-19, shkruan Mediafokus.info.
Secila nga fotografitë bartë në vete nga një mesazh rreth shtimit të kujdesit ndaj shëndetit në këtë kohë pandemie.
“Edhe pse në rrethana jo të zakonshme, me një fushatë përmes një seti të fotografive artistike, nxënësit tanë nuk po e ndalin aktivitetin e tyre artistik vetëdijësues ndaj qytetarëve, e që për qellim kanë inkurajimin e tyre në luftën kundër Covid-19. Në kohën kur lëvizjet gjithnjë e më shumë po kufizohen, arti po i tejkalon ato”, ka deklaruar për Mediafokus.info drejtori i kësaj shkolle, Roland Masurica.
Nxënëset që e kanë shpërfaqur kreativitetin janë: Alma Pajaziti, Anila Ibrahimi, Anilda Bajrami, Art Rexhepi, Arta Dermaku, Daordsa Hyseni, Donat Sherifi, Vlera Ibrahimi, Idea Shefkiu, Nazlie Korqa, Orgena Kastrati dhe Vesa Xhelili./Mediafokus.info/















