Lutfi Haziri: Kur bëhen bashkë tre brezat e LDK-së, fitorja më 12 tetor në Gjilan do të jetë historike

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kur bëhen bashkë tre brezat e LDK-së, fitorja më 12 tetor në Gjilan do të jetë historike.
Tre brezat e LDK-së, ai i Themeluesve, Brezi i Republikës dhe Brezi i Kosovës Europiane, jemi bërë bashkë, me angazhim të jashtëzakonshëm në terren, për ta bërë fitoren e madhe më 12 tetor, në mbështetje të plotë ndaj Arbërit dhe listës kandiduese të LDK-së.
Takimi me bashkëveprimtarët, forumin e themeluesve të LDK-së, ishte emocionues dhe i jashtëzakonshëm, me qëllimin e madh për t’i afruar njerëzit për t’u bërë më shumë e jo për t’i përçarë.
Në anën tjetër, sa më shpesh që po vijnë të tjerët në këtë nahi, qytetarët po i njohin më mirë për pabesinë dhe mos mbjatjen e premtimeve.
S’mundesh me kërku vullnet te dikush që nuk ka vullnet dhe s’mundesh me kërku besim kur nuk ka.
Ata as dashni kurrë s’i ka dhanë këtij vendi, pos që e kanë lënë Republikën prej 9 shkurtit pa vullnet, pa besim e pa dashni.
E, me dalë e me kërku votë prapë, është problem i kësaj mendësie politike.
Agjenda e fshehur nuk kalon, por zgjidhja politike herët a vonë kalon kah zyrat e LDK-së.
Ejani në Anamoravë e Gjilan sa më shumë, ju lutem. Sa më shumë po vini, po ju njohim më mirë për pabesinë dhe mos mbajtjen e premtimeve.
Gjilani të provon, por nuk të harron kurrë. As për të mirë e as për të keq.