Kur do të ndërpritet mësimi në shkolla në Kosovë, flet Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se gjysmëvjetori i parë i këtij viti shkollor mund të përfundojë më herët se që ishte planifikuar.

Zemaj ka deklaruar se kjo do të bëhet për të lehtësuar situatën me COVID-19 dhe me gripin sezonal.

“Sot do të ulemi pasdite dhe do të shohim për mbarëvajtjen e aktiviteteve shkollore, të shkurtohet gjysmë vjetori i parë, dhe ta lehtësojmë këtë pjesën me gripin sezonal edhe me COVID”, ka thënë Zemaj gjatë një aktiviteti ku janë pranuar një sasi e vaksinave kundër gripit sezonal.

Për masa tjera ai ka thënë se do të vazhdojnë me ato të mbylljes pas orës 19:00, në komunat që janë në zonë të kuqe dhe se vendimet tjera do të jenë varësisht prej situatës.