Kur hyjnë në fuqi masat e reja

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar masat e reja kundër COVID-19.

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Valbona Mehmeti, ka bërë të ditur se këto masa hyjnë në fuqi qysh sot.

Ora policore  në 00:00 deri në 05:00, orari i gastronomisë zgjatet nga 21:30 deri në 23:00, ndërsa mbajtja e maskës mbetet ende e obligueshme.

Sipas njoftimit të Qeverisë, maska do të vazhdojë që të jetë obligative për qytetarët e vendit.

Ndërkohë ndryshime ka pasur në orarin e lëvizjes së qytetarëve.

Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00.

As pas kësaj mbledhje Qeveria vazhdon që të ndalojë veprimtarinë e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë, duke siguruar që pjesëmarrësit të mbajnë distancë fizike prej 1 metër nga njëri-tjetri.

Ndërsa, shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00