Kur një grua ndjehej e trishtuar ajo duhej të thurte gërshet flokët e saj

“Gjyshja ime thoshte se kur një grua ndjehej e trishtuar ajo duhej të thurte gërshet flokët e saj. Kështu që dhimbja mbetej e ndërthurur me flokët dhe nuk arrinte në pjesët e tjera të trupit”.

Rrëfimin e gjyshës e ka rikujtuar dr Anila Kalleshi, dietologe klinike.

Ajo gjithmonë përsëriste:” Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të mos arritur trishtimin në sytë tanë, të mos ju bëjë trishtimi të qani dhe të mos i lini buzët e juaja të thonë gjëra të padëshiruara. Duart e juaja nuk do të mund të arrijnë tek ushqimi pasi ai do të jetë i hidhur njëlloj si shija e trishtimit.

“Kur të ndiheni të trishtuar, luani me flokët, trishtimi do të bllokohet atje dhe era do t’i marrë me vete. Flokët tanë janë në gjendje të bllokojnë gjithçka: ato janë të forta si rrënjët e lisit të vjetër, dhe të ëmbël si shija e mjaltit”, ka cituar Kalleshi fjalët e gjyshes.