‘Kur nuk ke turp, bëj çfarë të duash’
Ndonëse jemi popull që krenohemi për civilizimin tonë të lashtë, këtë nuk mund ta themi për kulturën tonë mjedisore.
Është e habitshme se si mjedisin ku jetojmë e trajtojmë si të ishte diçka e huaj dhe jo ambienti ku jetojmë vetë dhe ku i rrisim fëmijtë tanë.
Bekim Fazliu, një banor i lagjes Iliria në Gjilan, i zhgënjyer me gjendjen përreth banimit kolektiv, ka shpërthyer me këtë fjali: “kur nuk ke turp, bëj çfarë të duash”.
Postimi i tij:
Këto mbeturina janë mbrapa ndërtesës ku jetoj. Së paku 4 herë e kam pastruar në mënyrë gjenerale. Gjithashtu edhe disa fqinjë kanë pastruar. Por prapë njëjtë.
Nuk ka mbetur tjetër gjë, por vetëm të them atë që e ka thënë Muhammedi alejhi selam. “KUR NUK KE TURP, BËJ ÇFAR TË DUASH”


