‘Kur ta ktheva Kosovë shpinën…’ – 40 vjet nga vdekja e Dervish Shaqën

Autori i këngës së njohur ‘Kur ta ktheva Kosovë shpinën’ dhe jo vetëm, atdhetari dhe rapsodi i madh shqiptar, Dervish Shaqa, iku nga kjo botë para 40-vjetësh.

Dervish Shaqa ishte i lindur në vitin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (1912).

Si rrallëkush tjetër, ai përjetësoi kujtimin për heronjtë, për luftëtarët, për kullat e rezistencës, në këngët e tij.

Dervish Shaqa, ndonëse ishte larguar nga Kosova në vitin 1956, këngët e tij gjithmonë reflektuan mallin për Llukën, Dukagjinin e Kosovën.

Këngët e Dervishit frymëzuan gjenerata të tëra, që kulmuan me gjeneratën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dervish Shaqa, pas vdekjes u dekorua me Medaljen Presidenciale të Meritave. /Mediafokus.info/