Kur u themelua Normalja e Gjilanit dhe cilët ishin mësimdhënësit e saj
Normalja e Gjilanit u themelua në vitin 1961, me vendim të Këshillit Popullor Komunal.
Vendimi për themelimin e Normales në Gjilan, mban datën 01.09.1961, ndërsa është nënshkruar nga Bejta Novobërdalija, kryetar i Këshillit Populluer i Komunës Gilan, shkruan Mediafokus.info
Normalja u hap si nevojë e kohës për sigurimin e kuadrove për shkollat fillore.
Në vitin e parë shkollor, u regjistruan 107 nxënës, që të gjithë shqiptarë.
Në mungesë të kuadrit në gjuhën shqipe, shumicën e lëndëve mësimore i mbanin mësimdhënësit serbë.
Meqenëse nxënësit shqiptarë nuk e zotëronin si duhet gjuhën serbe, shumica prej tyre nuk ia dilnin të kalonin klasën.
Kështu, nga 107 nxënës, sa ishin regjistruar në vitin e parë, vetëm 33 prej tyre arritën të diplomojnë, mes tyre edhe një vajzë, Mevlyde Orana.
Në vitin 1975, Normalja e Gjilanit u transformua në Akademi Pedagogjike.
Gjatë 15 viteve punë, drejtorë të Normales ishin Laza Stevanoviq, Rabit Rexhepi, Rashit Gashi, Mustafë Veseli, Abdylaziz Veseli dhe Hysen Latifi.
Por, kush ishin 86 mësimdhënësit e kësaj shkolle?
Sipas librit të autorëve Shefik Haliti, Ilmi Rexhepi e Adem Ademi, të cilët kanë bërë një monografi për këtë shkollë, mësimdhënës të Normales së Gjilanit kanë qenë: Ibrahim Shabani, Mehmet Surdulli, Shaban Geci, Sadulla Brestovci, Rashit Gashi, Ekrem Gjinolli, Xhemajl Pllana, Sabri Ahmeti, Sabedin Sabedini, Tefik Geci, Kurtesh Ahmeti, Ahmet Hajdari, Ditar Qamili, Mustafë Veseli, Nesrine Tali, Enver Gjinolli, Nijazi Azizi, Remzi Lloga, Rexhep Jakupi, Hasan Ymeri, Rashit Alidema, Sali Tahiri, Sali Emërllahu, Mehmet Halimi, Adem Meshina, Qerim Mustafa, Makfire Uzunaliq, Ramadan Selimi, Hysen Latifi, Rukije Haliti, Hilmi Dërmaku, Zijadin Munishi, Nuhi Rexhepi, Azem Azemi, Shefik Haliti, Fehmi Rexhepi, Ilmi Rexhepi, Rifat Shabani, Shefqet Aliu, Shefqet Zymberi, Sadik Qamili, Ferat Rexhepi, Rafet Bajrami, Isa Jakupi, Selman Vokshi, Sadri Shkodra, Qemal Rexhepi, Bajram Qerimi, Demush Haziri, Hajrush Fazliu, Riza Latifi, Fejzulla Fejzullahu, Rexhep Qamili, Esat Shkodra, Xhevat Haziri, Xhafer Xhaferi, Hajredin Gashi, Faredin Sherifi, Farush Ramadani, Naim Rasimi, Adem Ademi, Abaz Osmani, Hafiz Gashi, Abdylaziz Veseli, Rexhep Munishi, Mustafë Maloku, Xhemajl Xhemajli, Shaban Maloku, Tevide Ahmeti, Mujë Rugova, Zeqir Fazliu, Isa Bunjaku, Riza Shabani, Qamil Ramabaja, Islam Osmani, Muzafer Gjinolli, Ismajl Rexhepaj, Naile Zeqiri, Bajram Behluli, Ismet Jakupi, Hafiz Jusufi, Abaz Abazi, Shefqet Pllana, Ekrem Tali, Zylfije Mjeku, Fetije Veseli.
Pra, një numër i konsiderueshëm i tyre kanë qenë nga komunat tjera, madje edhe nga ish-republikat jugosllave të asaj kohe.
Shumica e tyre nuk jetojnë sot, por me punën e tyre kanë lënë gjurmë të përjetshme në arsimin e lartë shqip në Gjilan e Kosovë. /Mediafokus.info


