Kur Vokrri ia kishte dhuruar Lutfi Hazirit fanelën me numrin nëntë
Legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, në vitin 2010 ia kishte dhuruar Lutfi Hazirit fanelën me numrin nëntë, transmeton Mediafokus.info.
Vokrri, atëbotë ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, ia kishte dhuruar fanelën Hazirit, që shte ministër i Kulturës, në shenjë respekti për mbështetjen e vazhdueshme institucionale.
Ndërkaq, Haziri në cilësinë e ministritu i pati premtuar FFK-së mbështetje të vazhdueshme, por kishte një kërkesë të veçantë.
Kërkoj që të punohet edhe më shumë e sidomos në mënjanimin e dobësive dhe dukurive negative që prishin imazhin jo vetëm të sportit por edhe të vet shtetit të Kosovës”, kishte deklaruar Haziri.
Nga të dyja palët doli një zotim që bashkërisht të punohet për përparimin e futbollit dhe të sportit të Kosovës në përgjithësi.
Ndryshe, Vokrri ia dhuroi fanelën Hazirit me numrin që e kishte bartur sa ishte lojtar aktiv.

