Kur zogjtë ta shtinë frikën n`hava
Pasagjerët e një avioni që po udhëtonta nga Londra për në Bolonja kanë përjetuar momente trishtimi, pasi një nga motorët shpërtheu në flakë pak para se të uleshin në pistën e aeroportit italian.
E gjitha ngjarja ndodhi kur avioni u përplas me një tufë të madhe zogjsh, duke shkaktuar dëmtimin e motorit të djathtë dhe shpërthimit të tij në flakë.
Shumë nga zogjtë u përplasën me dritaren e pilotit, duke e mbushur me gjak e pupla dhe vështirësuan në këtë mënyrë dhe pamjen për të ulur mjetin fluturues.
Ekipet e ekspertëve shkuan menjëherë në pistë dhe konstatuan se motori i avionit kishte pësuar dëme të konsiderueshme. Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.

