‘Kurrë nuk është vonë për burrin me u korit’
Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Zeqirja Ibahimi, ka thumbuar deputetin Skender Rexhep Zejdin, pasi në emisionin ClickPlus tha se do të votojë për shkarkimin e Bekim Sali dhe se në Alternativën e Afrim Gashit do të nisë paknaqësia brenda një muaji.
Zejdi hodhi akuza të rënda për Afrim Gashin, Zeqirja Ibrahimin dhe Bekim Sali, si shkatërrues të Alternativës.
Pas këtyre akuzave, ka qenë menjëherë reagimi i Zeqirja Ibrahimit, duke treguar edhe një përrallë me Enver Hoxhën, ku në fund Ibrahimi thotë se “Kurrë nuk është vonë për burrin me u korit”, që i bie se Zejdi në fund është duke u koritur, përcjell TS.
“Kishte pas dalë Enver Hoxha njëherë në veri të Shqipnisë me u taku “gju më gju me popullin”. Dhe, derisa e mbështillnin nga një duhan me një plak të Malësisë, Shoku Enver po i thurte lavde plakut për meritat e tij në çlirimin e vendit. Plaku e dëgjonte duke thithur duhan e pa i bë shumë përshtypje lavdet e Shokut Enver. Pastaj iu përgjigj: “Kurrë nuk është vonë për burrin me u korit”, ka shkruar Ibrahimi./TS/
