Kurti dhe Vuçiq i rikthehen takimit në Ohër, vazhdojnë bisedimet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po vazhdojnë takimin në Ohër pas një pauze të shkurtër.
Më herët kishte informacione se takimi ka përfunduar, por bëhej fjalë vetëm për një pauzë të shkurtër.
Dy udhëheqësit po takohen me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE-së për të diskutuar zbatimin e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

