Kurti: Gratë në VV fituan pa kuotë gjinore

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka folur në ditën e gruas për numrin e grave që do të jenë në qeverinë e tij.

“Ne për asnjë gjë nuk do të biem më poshtë se që kemi qenë, ju e keni parasysh se në qeverinë e mirë të pranverës 2020-të, më pak se 5 nuk do të kemi, do të shikojmë se çka do të bëjmë edhe më shumë”, tha Kurti, derisa përmendi kuotën gjinore në Kuvendin e Kosovës.

“Nga 58 deputetë sa do t’i ketë grupi ynë parlamentar, asnjë grua nuk ka pasur nevojë për kuotën gjinore, populli i Kosovës e ka bërë përfaqësuese të qytetarëve. 14 shkurti nuk ka qenë një palë zgjedhje, ka qenë referendum”, tha Kurti.