Kurti i drejtohet mësimdhënësve: Mos po shkruan në markete që çmimet janë rritë veç për juve?

Kryeministri Albin Kurti tha se Qeveria e tij s’po synon triumfalizëm në dramën e grevës së mësimdhënësve.

Kurti theksoi se nuk ka premtuar rritje të pagave, ndërsa tha se deputetët duhet ta masin ndryshe performancën e qeverisjes së tij.

“Ia kemi ofruar triumfin, ta publikojmë bashkë Pakon e përballjes me inflacion. Kam dashur që ata të bëhen pjesë e fitores, ju ka pëlqyer por nuk kanë pranuar pasi kanë dalë nga takimi.

Triumfin do ta kishte BSPK më datë 2 shtator, e të mos detyrohesha unë ta publikoj pakon më 3 shtator.

Ai theksoi se “çmimet nuk janë rritur specifikisht vetëm për mësuesit dhe arsimtarët”.

Ata thoshin që janë rritur çmimet, po nuk janë rritë në mënyrë specifike veç për arsimtarët dhe mësuesit.

“Nëse në markete do të shkruhej çmimet e rritura vlejnë për arsimtarët dhe mësuesit, ky do të ishte një problem specifik”, tha Kurti.