Kurti i shkruan letër Thaçit, nuk mund të vijë sonte

Albin Kurti, kandidat për kryeministër, i është përgjigjur përmes një letre presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e ka ftuar në takim për sot.

Ai përmes një letre, e cila është publikuar në faqen zyrtare të Vetëvendosjes, ka njoftuar se është jashtë vendit dhe nuk do të jetë në Kuvend as në orën 20:00.

“Ju falemnderit për dy ftesat e sotme që të takohemi sot, ftesa këto që fillimisht publikoheshin nëpër portale, pastaj mbërrinin në zyrën tonë”, thuhet në letrën e Kurtit për Thaçin.

“Sot isha jashtë vendit. Nuk mund të vij sonte”, ka shkruar Kurti në letrën e tij për presidentin Thaçi.

Por, Kurti ka thënë se mund të takohen ditëve në vijim.

“Për tu konsultuar për caktimin e mandatarit, për formimin e Qeverisë, takohemi gjatë ditëve në vijim. Ndërkohë po i shqyrtoj këto nenet që i keni përmendur në dy letrat tuaja”, thuhet në letrën e Kurtit./MediaFokus/