Kurti ia prish Haradinajt vendimin për tokat e AKP-së

Kryeministri Kurti ka shfuqizuar vendimet e ish-kryeministrit Haradinaj për dhënien e tokave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit disa komunave.

Kurti tha se pronat duhet t’i kthehen AKP-së dhe se kthimi i ligjshmërisë aty ku kërkohet është i pakompromis.

“Shqyrtimi i propozim-vendimit për shfuqizimin e vendimeve të qeverisë për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave të administruara nga AKP-ja në komunat: Gjilan, Ferizaj, Suharekë, Skenderaj, Deçan, Junik dhe Han i Elezit.

Zbatimi i ligjshmërisë është parim themelor me të cilën udhëhiqet qeveria jonë për këtë kthimi i ligjshmërisë aty ku kërkohet është i pakompromis. Vendimet e ish-qeverisë Haradinaj përmes të cilave tokat e AKP u ndahen komunave të caktuara sot duhen shfuqizuar përshkak të rrethanave të ndryshuara ligjore”, tha Kurti.

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se vendimet duhet të shfuqizohen për arsye që s’janë zbatuar dhe për shkak të ndryshimit të ligjit.