Kurti: Kam mbajtur burg për kundërvajtjet e mia
“Janë ndërmarrë veprime jodemokratike dhe joparlamentare për të kundërshtuar këtë marrëveshje. Tani është në histori”, tha Hoti në Kuvend.
Nga foltorja, Kurti i është përgjigjur për këtë Hotit.
“Është e vërtetë që si aktivist politik e deputet opozitar kam bërë kundërvajtje, mirëpo deputeti Hoti unë kam mbajtur burg për këtë punë, pra për të gjitha kundërvajtjet e mia kam mbajtur burg. Shteti i së drejtës në Republikën e Kosovës nuk është ende siç duhet për shkak se janë disa kriminelë të tjerë që s’janë prapa grilave”.

