Kurti kopjon Hashim Thaçin, emëron vetën kryediplomat
Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka propozuar sot në mbledhjen e KP të VV-së, Glauk Konjufcën, si mandatar të ri për kryeministë.
Kurti ka thënë se propozimi për kabinitetin qeveritar do të jetë po i njëjti, vetëm se do të ndërrohen vendet mes tij dhe Konjufcës.
Kurti do të jetë i propozuar për Ministër të Punëve të Jashtme në vend të Konjufcës, derisa Konjufca do të jetë i mandatuari për kryeministër.
Nuk dihet nëse Kurti i ka votat për zgjedhjen e Konjufcës si kryeministër.
Metoda që sot Kurti përdori nuk është e panjohur për publikun.
Vetën krye-diplomat e kishte emëruar edhe Hashim Thaçi.
PDK-ja (Partia Demokratike e Kosovës), që udhëhiqej nga Hashim Thaçi, doli e para, por asnjë parti nuk kishte shumicë për të qeverisur e vetme. Pas disa muajsh bllokim, më dhjetor 2014, LDK-ja e Isa Mustafës dhe PDK-ja e Hashim Thaçit arritën marrëveshje për koalicion qeverisës.
Sipas kësaj marrëveshjeje: • Isa Mustafa do të bëhej Kryeministër, • ndërsa Hashim Thaçi do të bëhej Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme — pra kryediplomat i Kosovës.

