Kurti me kualifikim të rëndë: Veliu e tradhtoi Policinë e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, në konferecnën e jashtëzakonshme për mediat, i është kundërpërgjigjur ish ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, duke e quajtur tradhtar.
“Të thuash pa kurrëfarë evidence e baze shkencore se numri i të infektuarve me coronavirus po shtohet nga ora në orë, është e papërgjegjshme. E kur ke përgjigje ekzekutive, është edhe e dënueshme. Nuk kisha zgjidhje tjetër përve që ta liroj nga detyra z. Veliu”, ka thënë Kurti.
Ai theksoi se Veliu bëri tradhti të dyfishtë, ndaj qeverisë dhe ndaj policisë.
“Sepse kokë më vete kërkoi të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, theksoi Kurti.

