Kurti mori rreth 120 mijë vota më pak se partia që udhëheq

Bazuar në listat e publikuara deri tash, jo përfundimtare, të votave të numëruara, del se as liderët nuk i kanë votat e përgjithshme të subjekteve që drejtojnë.

Albin Kurti, më i votuari në këto zgjedhje, me mbi 222 mijë vota, ka marrë rreth 120 mijë vota më pak se subjekti të cilit i prin.

LVV ka mbi 340 mijë vota deri tani.

PDK-ja ka marrë mbi 180 mijë vota nga numërimi i deritashëm, ndërkaq i pari i saj në listë, Bedri Hamza, njëherësh kandidat për kryeministër, ka marrë pak më shumë se 130 mijë vota, ose mbi 52 mijë pak se partia.

Ndërkaq, Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, i dyti në listën garuese, ka marrë diçka më tepër se 75 mijë vota, ose më pak se gjysmën e votave të subjektit.

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka marrë mbi 87 mijë vota, ose mbi 60 mijë më pak se subjekti që udhëheq (14.7827 mijë vota)

Nëse numrat ‘flasin’ diçka, atëherë shihet qartë se Kurti ka humbur më shumë mbështetje brenda subjektit të tij se sa të tjerët.

Memli Krasniqi ka më pak vota, por ai nuk ka qenë bartës i listës së PDK-së, megjithëse si kryetar partie do të duhej të merrte më shumë vota.

As Lumir Abdixhiku nuk mund të bëjë lum me përkrahjen brenda subjektit të tij, LDK.

Pra, të tre liderët e partive të mëdha kanë nga një “opozitë”  të brendshme, por ajo e Kurtit del të jetë më e madhja numerikisht. /Mediafokus