Kurti: Mos kërkoni të flas për deklaratat e mia të vitit 2010, çfarë është ky obsesion

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në paraqitjen e tij televizive mbrëmë, ka kërkuar që të mos flasë për deklaratat e tij të vitit 2010.

Kurti e kishte fjalën për deklaratat kur thoshte se nuk duhet që Kosova të shkojë në dialog me Serbinë pa kërkuar falje.

“Kjo nuk është marrëveshje e shkëlqyeshme, por ajo që është e vlefshme, nuk na e cenon fare mundësinë për të ecur përpara. Marrëveshjet e kaluara e kanë pasur këtë problem, tavanin e ulët dhe nuk ngriheshim dot. Mos kërkoni prej meje të flas për veten time të vitit 2010. Flasim edhe për 2005, por cili është kuptimi, çfarë është ky obsesion”, ka thënë Kurti.