Kurti “nerth” në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it në Kosovë.

Duke qenë se po mbretëron mot i ftohtë, Kurti u pa teksa kishte mbështjellur pjesën e këmbëve me batanije.

Komandanti në largim i KFOR-it, Franco Federici, tha në këtë ceremoni se për të ishte një nder dhe privilegj që kishte këtë detyrë në Kosovë.

Ai deklaroi se kosovarët e bën të ndjehet si në shtëpinë e tij.

Komandant i ri i KFOR-it do të jetë Gjeneral Majori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari.