Kurti: Qytetarët shpenzojnë sepse kanë çka të shpenzojnë
Kryeministri Albin Kurti e ka dhënë një shpjegim të gjatë se pse sipas tij janë rritur të hyrat doganore dhe ato të Administratës Tatimore të Kosovës. Kurti në seancën e sotme të Kuvendit tha se qytetarët shpenzojnë para sepse i kanë ato, raporton Gazeta Express.
Kurti thotë se nëse ka rritje të shpenzimeve, nuk ka mundësi të rritet varfëria.
“Rritja e konsumit, rritja e shpenzimeve nuk do të ishte i mundur nëse do të rriteshin përgjithithësisht varfëria, skamja. Pra, njerëzit shpenzojnë vetëm sepse kanë të shpenzojnë. Pra, nuk është e mundshme të shpenzosh nëse nuk ke të shpenzosh. Është kundërthënie logjike. E para. Por ka edhe një arsye tjetër pse njerëzit shpenzojnë. Njerëzit nuk shpenzojnë vetëm se thjesht kanë, por njerëzit shpenzojnë kur besojnë që do të vazhdojnë të kenë. Përndryshe nuk shpenzojnë. Dhe ky do të mund të ishte edhe njëfarë lloj le të themi definicioni i shpresës në kuptimin e saj në ekonominë e tregut”, tha ai.

