Kurti: Rrymën dikush duhet ta paguajë

Kreu i ekzekutvit kosovar, Albin Kurti, është pyetur nga gazetarët se pse premtoi ulje të cmimit të energjisë derisa ndodhi e kundërta në qeverisjen e tij.

“Energjia e importuar me cmim shumë të lartë është konsumuar, dikush duhet ta paguajë. Janë tri mënyra se si mund të bëhet financimi, është rritja e tarifave, rritja e subvencionit apo edhe reduktimet e ashpra të energjisë. E pamë se sa të dëmshme janë reduktimet e energjisë edhe për amvisëritë edhe për bizneset sepse në njërën anë e kemi të amortizuar rrjetin e distribucionit”.

“Anadaj ne jemi në situatën ku rritja e tarifave dhe rritja e subvencionit ngelet e vetmja rrugë përpara që të përballemi me këtë krizë”, ka thënë Kurti.