Kurti shijon dhe promovon birrën e Blerim Devollit, njeriut që dikur e quante oligark
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Pejë.
Atje, ka shfrytëzuar rastin ta shijojë pak edhe birrën që gjenezën e ka pikërisht në qytetin e Dukagjinit.
Deri këtu, gjithçka në rregull. Megjithatë, jo për një kryeministër, që sa ishte në opozitë, nuk mund ta numëronte pasurinë e madhe të Blerim Devollit, pronarit të kompanisë.
Me siguri iu kujtohet ai fjalimi i “fuqishëm” prej një deputeti të minorancës në Kuvendin e Kosovës, ku Kurti e etiketonte si oligark biznesmenin Devolli. Jo veç kaq. I etiketonte si kriminel, ndërsa i vendoste në të njëjtin nivel me Bill Gates e Steve Jobs, transmeton LN.
Kurti, ndër tjerash thoshte se megjithëse nuk i mjaftojnë pesë minuta, fjalimin e plotë kundër vëllezërve Devolli do ta dorëzonte me shkrim, ndërsa një nga një numëronte pronat e afaristëve respektivë.

