Kurti: S’mund të flasim për zgjedhje pa e thënë fjalën e vetë Gjykata Kushtetuese
Kryeministri Albin Kurti, ka folur në një konferencë për media lidhur me situatën politike të krijuar në vend, pas dështimit për zgjedhjen e presidentit/es dhe dekretit të presidentes për shpërndarjen e Kuvendit.
Kjo situatë erdhi pasi Vjosa Osmani dekretoi shpërndarjen e Kuvendit, pas pamundësisë për zgjedhjen e presidentit/es.
Në konferencë, Kurti theksoi se tani është Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ajo që duhet të japë fjalën e fundit lidhur me zhvillimet e mëtejshme politike në vend dhe nëse duhet të ketë zgjedhje të reja.
“Nuk mund të flasim për zgjedhje të reja pa folur Gjykata Kushtetuese”, tha ai.

