Kurti tregon kur do të takohet me Vuqiçin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot se një taakim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të ndodhë pasi Qeveria e tij të merret me disa punë në Prishtinë.

Këto komente Kurti I bëri pas takimit me Përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

“Ne kemi nevojë të kemi më shumë informacion dhe dokumente rreth marrëveshjeve të arritura në mënyrë që të përgatitemi. Në të njëjtën kohë, gjatë muajit maj, ne do të takohemi me partitë opozitare në Kosovë dhe të kemi një dialog me principe dhe të mirëpërgatitur sepse nuk duam të gabojmë”, tha Kurti.

Ai tha se në qershor mund të rifillojë “kapitulli tjetër” i dialogut me Serbinë