Kurti zuri në thua në Gjilan, për pak nuk u rrëzua në shkallë
Gjatë vizitës së sotme në Gjilan, ku mori pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti për pak sa nuk u rrëzua duke zbritur shkallët.
Në një moment të papritur, Kurti humbi ekuilibrin, por ndërhyrja e shpejtë e bashkëpartiakëve pranë tij shmangu një incident të mundshëm.
Kurti ndodhej në Gjilan për të konfirmuar zyrtarisht kandidaturën për mandatin e dytë të Alban Hysenit si kryetar i komunës.
Populli e shpjegon këtë si shenjë të keqe për kandidatin për kryetar, për të cilin erdhi Kurti në Gjilan.

