Kurti pas publikimit të përgjimit Kusari-Radojiçiq: Situatë e montuar, po përpiqeni të bëni dramaticitet
Kryeministri Kurti është deklaruar për përgjimet mes Mimoza Kusarit dhe Millan Radojiçiqit.
Ai tha se është “situatë e montuar”.
“Ajo është një situatë e montuar dhe Radojiçiq këtë muaj i bënë 9 muaj që ndodhet i lirë në Serbi dhe trynisa do duhej të ishte që në Kosovë të ketë aktakuzë dhe të arrestohet”, tha ai.
Kurti u pyet nëse do të merren masa ndaj Kusarit.
“Po e kuptoj që po përpiqeni të dramatizoni me cdo kusht disa sekonda të një bisede që nuk e di si është marrë e ku është marrë, e si u prerë e nga kush u organizua.”
“Unë jam kryetar i VV’së dhe Mimoza nuk është anëtare e VV’së. Edhe po të ishte, për këso gjërash ka komisione. VV nuk e ka kryetarin diktator”, tha ai.

