Kusari: Emisionit ‘Logjikonomia’ i mbyllet kanali në Youtube, jam duke hetuar pse

Juristja Flutura Kusari ka reaguar pas raportimeve se emisioni “Logjikonomia”, i transmetuar mbrëmë, nuk gjendet më në kanalin zyrtar të televizionit në YouTube.

Ajo tha se po përpiqet të sigurojë informacione se çfarë ka ndikuar në mbylljen e kanalit të televizionit, duke e cilësuar situatën si tepër shqetësuese.

“Emisioni ‘Logjikonomia’ që është transmetu mbrëmë nuk është më në YouTube. Jam tu provu me marrë informata çka ka ndiku në mbylljen e kanalit të televizionit në YouTube. Shumë shqetësuese, për besë,” ka shkruar Kusari.

Reagimi i saj ka ngjallur interes dhe shqetësim në rrjete sociale, ndërsa pritet një sqarim zyrtar nga televizioni në fjalë për situatën./Gazeta Infokus