Kusari kërkon që Elvis Hoxha të përgjigjet penalisht për linçimin ndaj Rrahman Jasharajt

Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë një reagim të ashpër ndaj linçimit të Elvis Hoxha drejtuar kryesindikalsitit të punëtorëve të arsimit, Rrahman Jasharaj.

Ajo e ka cilësuar me të drejtë si “nxitje të urrejtjes ndaj tij dhe thirrje publike për ta sulmuar atë online dhe fizikisht” linçimin e bërë nga z. Hoxha.

Postimi i plote i Flutura Kusarit:

Të nënkuptosh se Rrahman Jasharaj është bashkëpunetor i Serbisë si ”anëtar i partisë serbe” është nxitje e urrejtjes ndaj tij dhe thirrje publike për ta sulmuar atë online dhe fizikisht.

Derisa ka diskutime të ashpra pushtet-sindikata në një kontekst të zhvillimeve politike me Serbinë, një cilësim i tillë bëhet edhe më i rrezikshëm.

Statusi i Elvis Hoxhës është thirrje direkte për dhunë dhe ai duhet të mbahet përgjegjës penalisht.

E drejta e lirisë së shprehjes nuk i mbron thirjet për dhunë.