Kusari: Shqetësuese, për gjashtë muaj 24 sulme ndaj gazetarëve – pesë prej tyre vijnë direkt nga VV-ja

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka publikuar të dhënat e AGK-së, ku për gjashtë muaj të këtij viti janë regjistruar 24 sulme ndaj gazetarëve.

Këtë ajo e ka quajtur shqetësuese, derisa ka thënë se të paktën 5 prej tyre janë nga VV-ja.

Postimi i saj i plotë:

Të dhëna që shqetësojnë

Jemi në gjysmë të vitit 2024 dhe tashmë janë regjistruar 24 sulme ndaj gazetarëve. Të paktën pesë prej sulmeve ndaj gazetarëve vijnë direkt nga VV-ja.