Kusari: VV-ja e aprovoi projektligjin anti-europian për KPM-në, ditë e errët për mediat e lirinë e shprehjes
Jursitja e mediave, Flutura Kusari, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës miratori Projekligjin për Komisionin e Pavarur për Media (KPM).
Kusari ka thënë se VV-ja e aprovoi me 61 vota projekligjin anti-evropian, duke shtuar se sot është një ditë e errët për mediat e lirinë e shprehjes në Kosovë.
“VV-ja e aprovoi me 61 vota projektligjin anti-europian per Komisionin e Pavarur per Media. Sot eshte dite erret per demokracine dhe lirine e shprehjes dhe te medias ne Kosove.” – ka shkruar ajo në Facebook.

