Kush do të jetë kandidati i LDK për kryetar të Gjilanit, flet Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në intervistën për KosovaPress tha se nuk ka ndonjë ambicie për mandatin e pestë në krye të Komunës së Gjilanit.

Megjithatë, u shpreh se dega e LDK në këtë qytet do të propozojnë një kandidat që shkon edhe përtej partisë.

“Sa i përket Gjilanit, unë jam në mandatin e katërt si i zgjedhur, nëse e bëjmë si ndarje, sepse unë në vitin 2005 e kam marrë detyrën e ministrit dhe jam kthyer në Krishtlindjet e vitit 2013, në zgjedhjet e Komunës së Gjilanit. Nuk kam ambicie, përkundrazi unë po punoj shumë në Gjilan që t’i jap mbështetje një kandidati sa më konsensual të mundshëm që del, jo vetëm për LDK-në, por përtej LDK-së, qytetar i cili mund të marrë udhëheqjen e Komunës së Gjilanit në mandatin e ardhshëm në proces zgjedhor”, ka thënë Haziri.