Kush e propozoi Xherdan Shaqirin për titullin Nderi i Qytetit të Gjilanit?

Ylli i Liverpoolit me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit, Xherdan Shaqiri, është nderuar në vendlindjen e tij me tituj nderi, në dy instanca.

Fillimisht, me propozim të kryesuesit të Komisionit komunal për këshillat e fshatrave dhe vendbanimeve, Avdyl Aliu, ylli i futbollit botëror u bë anëtar nderi i Këshillit të Zhegrës, në korrikun e vitit 2014, transmeton Mediafokus.info.

Ndërkohë, me propozim të këshilltarëve të LDK’së në legjislaturën e kaluar, në një konferencë për gazetarë, në gushtin e vitit 2014, Aliu e bëri publike nismën për ta shpallur Nderi i Qytetit futbollistin kosovar me shtetësi zvicerane, që asokohe luante për Bayern Munchen, transmeton Mediafokus.info.

Kjo nismë e shefit të Grupit të Këshilltarëve të LDK’së në Kuvendin Komunal, Avdyl Aliu, u bë realitet më 14 qershor të vitit 2016, pasi kuvendarët e kësaj komune, me shumicë absolute të votave, miratuan vendimin për titullin Nderi i Qytetit, Xherdan Shaqirin.

Përndryshe, Shaqiri është futbollisti i vetëm shqiptar që ka ngritur dy kupa të Ligës së Kampionëve, me Bayern Munchen dhe me Liverpool./MediaFokus/Foto: GettyImages/