Kush është 35-vjeçari që humbi sot jetën në aksident
Fitor Ollomani është 35-vjeçari që fatkeqësisht humbi sot jetën në aksidentin tragjik, aksident i ndodhur te Ura me Harqe, në afërsi të Milotit.
Mësohet se 35-vjeçari po udhëtonte së bashku me bashkëshorten në drejtim të Tiranës.
Kjo e fundit me profesion mësuese, e cila mbeti e plagosur, kishte sot testin e kualifikimit në matematikë.
Fitor Ollomani ishte inspektor i drejtorisë së zyrës Arsimore në Kukës si dhe kishte edhe një përvojë si pedagog në universitet.
Mjeti, i cili po drejtohej nga Ollomani, është përplasur nga një automjet tip “Benz”.
Dy të plagosurit e tjerë pas aksidentit janë dërguar për në spitalin e Traumës, transmeton noa.

