Kush është ‘gacë e mlutë’ sipas deputetit Basha
Dimal Basha, deputet i VV në Parlamentin e Kosovës, e ka akuzar kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti, për shumë gjëra, që sipas tij, janë bërë me dijen e Dullës, që ai e quan ‘gacë e mlutë’.
Basha në Facebook ka thënë se Hoti është fajtor pse 7,200 biznese kanë pasur qarkullim mbi 3.5 miliard euro, kurse i kanë paguar zero euro shtetit.
“Gjithashtu nën dijeninë e Dullës me miliona euro iu kanë fshi bizneseve pa pagu, mirëpo ai prap ka qëndru i qetë. Dhe nën qetësinë e tij janë punuësuar njerëz nëpër plotë pozita, përfshi edhe me trysninë e eprorëve të tij. Më t’njejtën qetësi e dinakëri ka marrë pjesë kur ia ka ngul thikë Vjosës, por nuk iu ka ni zani edhe atëherë kur u bë marionetë e Thaçit, kur ky i fundit bënte pazare për të në një ora t’mëngjesit për të rrëzuar Qeverinë Kurti, udhëheqjen më t’mirë që ka pas ndonjëherë Kosova! Disa sojin e Dullës quajnë të urtë, por në popull Dulla njihet ndryshe, si “gacë e mlut.” Ky njeri është një dinak i keq që fshihet pas një maske të një intelektuali, e fatkeqësisht kasta e tij e merr këtë për arritje, që besoj e përmbledh më s’miri Kadare kur thotë, “shumë njerëz [si Dulla] e shquajnë dinakërinë për zgjuarësi”, shkruan tutje deputeti i Vetëvendosjes.

