Kush është gazetari që ka ngrënë buburreca, mish kali, mish krokodili…
Gazetari i njohur shqiptar, autori i emsionit Opinion në TV Klan, Bledi Fevziu, ka ndarë një përvojë shumë interesante nga udhëtimet e tij, që zor se e keni dëgjuar ndonjëherë e nga dikush tjetër.
Ai në një intervistë te “Mirëmbrëma Yje” me Arbana Osmani ka treguar disa nga ushqimet jo të zakonta që ka ngrënë si dhe ndjesitë që ka përjetuar.
Fevziu tha se ka ngrënë buburreca, mish kali, mish krokodili, mish balene dhe një gur shumë të rrallë në Taxhikistan.
“Po të më pyesësh çfarë kam ngrënë, buburreca në Tajlandë, mish kali në Turkmenistan, mish krokodili në Namibi dhe Kenia, mish balene në Islandë, dhe një gur shumë të rrallë në Taxhikistan, që ata e hanë. Është gur i kuq, kur e ha ka shije të mirë”, deklaroi Fevziu gjatë intervistës.

