Kush është gruaja e dytë e Feros, Nita Bajrami?
Por vetëm pak ditë, vetë Nita, e bëri publik imazhin e saj. Por kush është modelja e njohur Nita Bajrami.
Shtatë vjet më parë ajo kishte arritur një sukses në botën e modelizimit. Nita ishte finaliste e spektaklit “Top Model of the Ireland”, që është një ndër konkurset kryesore të bukurisë në Irlandë.
“Unë kam lindur në Dublin, prindërit e mi kanë ardhur në Irlandë gjatë luftës së Kosovës ku pas tre vjetësh kanë marrë shtetësinë Irlandeze” kishte thënë Nita në spektaklin irlandez. Pas këtij suksesi, Nita kishte bashkëpunuar edhe me “Vogue”-n.
Duket se edhe në pamje, por edhe në karrierë, Nita dhe Arbenita kanë shumë ngjashmëri. Kujtojmë se pas ndarjes nga Arbenita, Fero i është përkushtuar fesë islame, ku edhe siç ka thënë gruaja e tij e tanishme i përket të njëjtit besim. “Jam i dashuruar, me të thënë të drejtën nuk ma kishte marrë mendja se do dashurohesha kaq shpejt, por jam dashuruar si kurrë më parë. I sfidoj të gjithë meshkujt shqiptar se askush nuk është më romantik se unë”, u shpreh Fero ndërsa shtoi se: “Tani do ju bëj ‘disse’ për romantizëm”.
Kjo është martesa e dytë për Feron, pas asaj me modelen nga Kumanova, Arbenita Ismajli, më të cilën ka edhe një vajzë të quajtur, Nina.
Kujdestaria e së bijës u kthye në një mollë sherri mes Feros dhe Arbenitës, ndërsa reperi, pretendonte se modelja nuk e lejonte ta takojë.

