Kush është gruaja më e votuar për asamble komunale në Gjilan
Pjesëmarrja e grave në garën për asamble komunale në Gjilan, sikurse çdo kund tjetër në Kosovë, përmbush kuotën e përfaqësimit gjinor.
Fatmirësisht, një numër i tyre kanë siguruar pjesëmarrjen nëpër kuvende komunale edhe pa kriter gjinor, pasiqë kanë arritur të marrin vota të mjaftueshme.
Kësisoj në Gjilan, gruaja më e votuar ka dalë Florina Jerliu e cila deri më tani ka 377 vota dhe në listën e LDK-së renditet e treta, pas bartësit të listës.
E dyta është Leonora Morina Bunjaku – me 309 vota, e cila renditet e 16-ta në listën e LVV. Te ky subjekt, dominojnë burrat me vota në 15 e parë të listës.
Te AAK, gruaja më e votuar del Ardita Ukshini – me 285 vota.
Gra të tjera që kanë marrë më shumë vota janë edhe Gresa Avdiu (LDK) – 327, Krenare Latifi Kqiku (LVV) – 301, Liresë Ibrahimi (PDK) – 254./Mediafokus

