Kush është mjeku që po bën thirrje: Leni tenxheret o njerëz…

Në tërë botën, çdo mbrëmje, nga dritaret dhe ballkonet e tyre njerëzia e qytetëruar po i duartrokasin punëtorët shëndetësorë të cilët po luftojnë për jetë a vdekje me sëmundjën e rrezikshme në radhë të parë për ta, kurse ne në ballkonet tona u mëshojmë tenxhereve për politikë kadrovike!

Por një mjek në Gjilan, po bën thirrje të ndalohet loja me tenxhere.

“Leni tenxheret o njerëz, është COVID -19, jo Milosheviq që po na kërcënon sot.

Rrini në shtëpitë tuaja e mos dilni pa nevojë, mbani distancë 2 metra me njerëzit e jashta shtëpisë, pastroni duart shpesh me ujë të vakët dhe sapun, mos e prekni fytyrën me duar, keni vëmendjen tek këshillat e ekspertëve të shëndetësisë!

Dhe krejt në fund, të kemi kurajo e ta mbajmë veten, paniku nuk na ndihmon, të bëjmë një durim të mirë e Zoti na ndihmoftë”, ka shkruar Kastrati në profilin e tij./mediafokus.info