Kush është shqiptarja që u takua me Presidentin Biden

Një shqiptare arriti ta takojë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Kjo është Besa Tafilaj Pinchotti, vajza e aktivistit Ramiz Rafilaj.

Besa është Drejtoreshë Ekzekutive (CEO) e Asociacionit Nacional të Familjeve Ushtarake të SHBA-ve (National Military Family Association).

Besa ka përfunduar studimet universitare ne University of Texas për gazetari e biznes, kurse magjistraturën në University of North Carolina.

Para se t’i bashkangjitej NMFA-së para gati një dekade si Drejtoreshë për Avancim, Besa kishte bërë një karierë të suksesshme si gazetare dhe prezentuese televizive, duke qenë edhe autore e disa raportimeve ekskluzive për luftën në Kosovë në TV-te amerikane!

E martuar me David J Jr Pinchotti një oficer i Marine Corps të Shteteve të Bashkuara, ajo është edhe nënë e përkushtuar e Lirës, Zanës, dhe Lorikut.

NMFA është organizata më e çmuar e familjeve të pjesëtarëve të forcave të armatosura të SHBA-ve, e cila gëzon respekt të jashtëzakonshëm jo vetëm tek populli amerikan, por edhe tek institucionet shtetërore dhe kudo në Amerikë.